Skuadra italiane Inter po vazhdon të kërkojë një mesfushor kreativ i cili do t’a kompletonte skuadrën e Luciano Spallettit për gjysmën e mbetur të sezonit, transmeton Sovrani. ‘Neroazzurrët’ e kan identifikuar yllin e Paris – Saint – Germain Javier Pastore si elementin e duhur, por klubi francez nuk po heq dorë nga ai. Sipas ‘Premium Sport’, ata do të ishin të gatshëm të lejonin kalimin e Pastores në ‘Giuseppe Meazza’, por me një kusht që verën e ardhshme drejt tyre të shkonte bomberi argjentinas Mauro Icardi.

Numri 9 zikaltër shihet se njeriu i duhur për t’a zëvendësuar Edinson Cavanin.