PSG mund të bëhet edhe më e frikshme verën e ardhshme. Afrimi i Lionel Messit ishte maja, por në kryeqytetin e Francës duan të “pushtojnë” Europën në futboll.

Për këta ata duan të bëjnë pjesë të ekipit të tyre një kampion bote si Paul Pogba, të cili i përfundon kontrata me Manchester United verën e ardhshme.

Në fakt pritej që PSG ta blinte që tani mesfushorin e “Djajve të kuq”, por afrimi i Leo Messit ua ka prishur planet.

Kështu PSG është i gatshëm t’i ofrojë Pogbasë 600 mijë euro në javë, verën e ardhshme kur ai del si lojtar i lirë, shkruan The Indipendent.

Për mesfushorin me siguri interesohen shumë klube, por me këtë pagë që ofron PSG vështirë të ketë rivalë.