PSG kërkon që të ndërtojë përsëri një superskuadër me lojtarë të cilët janë të gatshëm të nisin një cikël fitues me objektivin dominimin në Europë.

Objektiv kryesor mbetet një qendërsulmues që garanton gola, por edhe lojë në ndihmë të shokëve të repartit.

Sipas mediave italiane, francezët kanë piketuar pikërisht Markus Turam si një nga emrat më të mundshëm për të mbuluar këtë rol, pasi ai ka vërtetuar se mund ta kryejë në nivelet me të larta te Interi.

Sulmuesi nuk ka shfaqur dëshirën të largohet nga Interi, por PSG zakonisht bën oferta të parefuzueshme dhe ndihmohet edhe nga fakti që në kontratën e tij me zikaltrit, ka një klauzolë mëse të përballueshme prej 85 milionë eurosh.