Aksi Londër-Paris-Milano për Ashraf Hakimin.

Anësori maroken është i sakrfikuari nga Interi ku pritet ta shesë me një çmim prej 80 milionë eurosh përpara 30 qershorit për të bërë një plusvalencë në bilancet e saj.

Sipas mediave franceze përveç Çelsit është shfaqur përsëri në skenë PSG-ja që ka ofruar plot 70 milionë euro për 22-vjeçarin zikaltër.

Nga ana tjetër ditën e djeshme klubi londinez i Çelsit i kishte ofruar në pjatë Interit, 60 milionë euro dhe një lojtar mes Markos Alonsos, Emerson Palmierit dhe danezit Kristensen.

Një ofertë tërheqëse për Interin, por zikaltërit nuk duan shkëmbime lojtarësh, por vetëm para në dorë. Hakimi me Interin në sezonin e kaluar u aktivizua gjithsej në të gjitha kompeticionet në 45 ndeshje nga ku realizoi 7 gola dhe dhuroi 11 asist.