Sipas raportimeve më të fundit, ylli brazilian i Paris Saint-Germain mund të jetë tashmë rrugës pë rte Real Madrid, në një transferim që mund të finalizohet që në merkaton e ardhshme të verës, pas vetëm një sezoni në Francë. Braziliani u transferua te skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery gjatë merkatos së verës në vitin 2017. Në atë që është transaksioni më i kushtueshëm në historinë e futbollit botëror, kur u ble nga Barcelona, për shumën rekord të £198milionë.

Por, pas vetëm një viti, mund të jetë protagonist i një rikthimi të bujshëm në La Liga.

 The former Barcelona ace has been sensational for PSG since joining last year for £198million

Sipas medias sportive “Goal”, 25-vjeçari do të lejohet të largohet nga “Parc des Princes”, nëse do të ndihmojë Parisienët që të fitojnë trofeun e Champions League. I njëjti burim bën me dije se presidenti Nasser Al-Khelafi i ka dhënë fjalën fituesit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike 2016, se do ta lejojë të largohet nga PSG, nëse klubi do të fitojë trofeun më prestigjoz të lakmuar prej kohësh. Raportohet se Neymar edhe një herë tjetër nuk është i lumtur në Paris dhe e konsideron futbollin në Ligue 1 shumë difensiv dhe të fortë fizikisht, duke besuar se stili i tij përshtatet më mirë në Spanjë.

Rezultate imazhesh për neymar real madrid

Nga ana tjetër, edhe trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ngjalli më shumë spekullimet për një transferim të mundshëm të braziljanit te “Los Blancos”, pasi në një intervistë të dhënë, pranoi se i pëlqen gjithçka nga Neymar. Ky i fundit konsiderohet si zëvendësuesi perfekt i Cristiano Ronaldos, që tashmë përflitet prej kohësh për një largim të mundshëm, por duket se shanset e Neymar për të realizuar këtë transferim, kalojnë pikërisht përmbi Real Madrid. PSG dhe braziliani do të përballen me Real Madrid në të 16-tat e Champions League, në garën për një vend në çerekfinale./telesport/