Pista e Randal Kolo Muani mbetet ende një problem në kampin e Paris Saint-Germain. Kampionët në fuqi të Francës kërkojnë të mbyllin bashkëpunimin sa më parë me sulmuesin.
Në rast se gjendet një ekip që mund të sigurojë shërbimet e Kolo Muani, PSG do të hidhej menjëherë në garë për një sulmues.
Siç raportojnë “RMC Sport”, parisienët janë në ndjekje të Victor Osimhen.
Klubi i Paris Saint-Germain thuhet se ka kontaktuar yllin nigerian që është i huazuar te Galatasaray nga Napoli. Por fillimisht duhet gjetur një zgjidhje me Kolo Muanin.