Në Paris nuk janë të shqetësuar vetëm për mënyrën si Unai Emery po përgatit skuadrën në pritje të udhëtimit drejt Madridit për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League kundër Real-it të Zidane, por edhe për atë që do të jetë arbitri i kësaj super sfide.
PSG nuk e ka harruar akoma eliminimin befasues të pësuar në sezonin e kaluar të Champions League kundër Barcelona-s, për të cilin ata kanë fajësuar arbitrin e takimin, Deniz Aytekin.
Pavarësisht se drejtuesit e klubit kanë pranuar se pjesa më e madhe e përgjegjësisë i ka takuar lojtarëve dhe trajnerit, ata mendojnë se përmbysja historike e Barçës është favorizuar nga arbitrimi.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=H7DGigU3V2I
PSG beson se arbitri gjerman me origjinë turke ka bërë disa gabime në dëm të tyre dhe klubi i Ligue 1 kërkon të respektohet nga UEFA, ashtu siç ndodh me klubet e tjerë të mëdha të kontinentit.
Për këtë arsye, PSG është shumë e interesuar të zbulojë emrin e arbitrit që do të përzgjidhet për ndeshjen e “Bernabeut” dhe për atë që do të arbitrojë në “Parc des Princes”.
Pasi emri të bëhet i ditur, kryesuesit e Ligue 1 do të përcaktojnë nëse është zgjedhur personi me eksperiencën dhe personalitetin e duhur për një përballje kaq të rëndësishme, në mënyrë që të shmanget një incident tjetër, si ai me Aytekin.
Në fakt, përzgjedhja e tij ka qenë një surprizë e madhe dhe, duke parë atë që ndodhi, është pezulluar nga UEFA. Siç ka bërë të ditur “Marca” vitin e kaluar, PSG ka dërguar një raport në zyrat e UEFA-s, ku përfshiheshin video dhe fakte që tregonin të gjitha gabimet e bëra nga arbitri dhe shprehnin pakënaqësinë e tyre. /telesport/