Nuk mund të ishte një finale tërësisht gjermane ajo e Ligës së Kampionëve për shkak se PSG mposhti mbrëmë me rezultatin 0-3, Lajpcigun. Ndërkohë, sot Bajern Mynih do të mundohet të shmangë një finale krejtësisht franceze teksa përballë ka surprizën e Champions, Lionin.

Bavarezët nisën favoritë të mëdhenj për biletën e finales, sidomos pas asaj performance ndaj Barcelonës në çerekfinale. Megjithatë, nënvlerësim nuk mund të ketë pasi Lioni ka treguar se të mëdhajave di si t’iu hapë punë e t’i nxjerrë nga kompeticioni.

Francezët e bënë këtë me Juventusin në raundin e 1/8-tave, ndërsa e përsëritën në çerekfinale me Mançester Sitin. Tashmë, iu nevojitet një tjetër sforco për të mbërritur te një arritje e kashtëzakonshme, por që mbetet për t’u parë sot në orën 21:00. /VipSport/