Është një transferim i papritur që Paris Saint-Germain sapo e ka zyrtarizuar. Në kërkim të një mbrojtësi të djathtë në merkato, klubi francez ka zgjedhur Alessandro Florenzi, i cili mbërrin në huazim me mundësi blerje nga Roma.
Lajmin e bëri të ditur vetë skaudra e PSG-së me anë të një postimi në faqen zyrtare: Paris Saint-Germain është i lumtur t’iu njoftojë transferimin në skuadër të Alessandro Florenzit.
Mbrojtësi i djathtë italian është huazuar nnga Roma deri më 30 qershor të vitit 2021. Kjo hua vjen me një mundësi blerjeje ” , thuhej në deklaratë.
Florenzi është prototipi i lojtarit të gjithanshëm, i cili e ka gjetur veten në anën e djathtë të fushës, pasi e ka provuar veten në mesfushë apo edhe si piston.