Kur të gjithë në Shqipëri po presin vendimin e KAS-it për të marrë vesh nëse Skënderbeu do të luajë apo jo në Ligën e Kampionëve, tabloidi prestigjioz spanjoll “Mundo Deportivo” ka bërë publike listën me 8 skuadrat të cilat janë përjashtuar nga UEFA dhe nuk do të marrin pjesë në kompeticionet europiane.

Mes këtyre, është edhe Skënderbeu, pavarësisht se vendimi i KAS-it ende nuk ka dalë.

Disa nga ekipet, janë të pezulluara për shkak të licencimit, ndërkohë që të tjerat kanë probleme ligjore.

Ja lista e plotë e skuadrave të përjashtuara:

Skënderbeu

Shirak (Armeni)

FCI Tallinn (Estonia)

Ordabasy (Kazakhstan)

Dacia Chisinau (Moldova)

Desportivo das Aves (Portugal)

Tosno (Russia)

Bangor City (Wales)