Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit hap këtë javë të Superiores, teksa dhuron një shfaqje shumë interesante mes dy ekipeve që aktualisht kanë objektiva të ndryshme në klasifikim.

Shkodranët mbajnë vendin e katërt me 28 pikë dhe duan fitoren jo vetëm për të vazhduar shkëputjen nga ndjekësit, por edhe për ë rrëmbyer momentalisht pozicionin e parë që gjendet vetëm 2 pikë larg. Ndërsa kurbinasit, të cilët lëngonin në fundin e tabelës, nën drejtimin e Morieros kanë siguruar rezultate pozitive që tani i shohin në vendin e 8 dhe janë shumë pranë daljes nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Në formacionin shkodran bie në sy se për shkak të mungesave të shumta, trajneri Brdariç ka bërë ndryshime duke aktivizuar për herë të parë si titullar të riun Spahija, por edhe njëkohësisht treshen Delaj-Dodaj-Çoba në mbështetje të Balajt.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Krymi, Bajrami, Spahija, Mala, Sala, Kahrimanoviç, Deliu, Dodaj, Çoba, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Opeh, Kryeziu, Prodani, Mjaki, Tresa, Manellari, Melo, Kofi.
Trajner: Françesko Moriero