Atletico Madrid ka dërguar katër video të ndryshme në UEFA duke u ankuar për festimet e Antonio Rudiger, Dani Ceballos, Kylian Mbappes, Jude Bellingham dhe Vini Jr, raporton Mail Sport.

Shtëpia e futbollit evropian tani ka nisur një hetim kundër lojtarëve të Los Blancos të përmendur nga Los Cholchoneros. UEFA nis hetimet për festën e Mbappes, Vinicius dhe Rudiger kundër Atletitcos, duke i specifikuar të gjitha nga to.

Nëse UEFA beson se lojtarët kanë shfaqur sjellje të pahijshme, ata mund të përballen me disa sanksione serioze. Rudiger kishte bërë gjestin se “do t’ua presim kokat” drejt tifozëve të Atleticos, Mbappe kishte kapur organin gjenital, ndërsa Bellingham kishte disa sjellje më pak të pahijshme.

Real Madridi mund të apelojë çfarëdo vendimi me të cilin UEFA i kritikon lojtarët e tyre pas hetimeve. Nëse madrilenët nuk arrijnë me sukses apelin, atëherë të gjithë lojtarët do të dënohen me gjoba.

UEFA mund të shkojë edhe më larg, duke i përjashtuar të gjithë lojtarët për ndeshjen e parë me Arsenalin në Emirates në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/