Luka Modriç fitoi ditën e djeshme “Topin e Artë” duke ndalur në këtë mënyrë hegjemonin e dyshes Messi-Ronaldo. Mesfushori kroat me paraqitjet e tij në sezonin e kaluar arriti të fitoj Champions League dhe të dërgoi Kombëtaren kroate në finalen Kupës së Botës.
Fituesi u zgjodh nga votat e gazetarëve dhe në Shqipëri ishte gazetari i mirenjohur shkodran Besnik Dizdari që votoi për fituesin e “Topit të Artë” dhe kete gje e ben prej vitesh sepse eshte njeriu i perzgjedhur nga prestigjiozja franceze qe organizon kete çmim te rendesishem per futbollin boteror.
Dizdari befasoi jo pak me votat e tij, ku pikët maksimale i takuan Grizmanit. Më pas ai votoi Modriçin, Ronaldon, Messin dhe Mbappen.
Logjika e tij ne fakt eshte e drejte sepse gjithmone kur ka patur nje eveniment te rendesishem siç eshte Boterori, ate vit fitues eshte shpallur nje pjestar i ekipit kampion. Per kete arsye Dizdari ka votuar per Griezman, qe perveçse me Francen, ka bere nje sezon te shkelqyer edhe me Atletiko Madrid.