Pasi u mbyll java e dytë, tashmë janë bërë publike edhe datat dhe oraret për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Kjo është java e fundit, para datave pushim, të programuara për Kombëtaret në fillim të muajit shtator.

Gjithçka nis ditën e premte, më 31 gusht, ku në Skënderbeu pret Laçin në Korçë, në orën 19:45, në një ndeshje që do të luhet me dyer të mbyllura.

Më pas, të shtunën luhen dy takime të tjera. Në 16:45, gjithçka nis me Luftëtari-Flamurtari, ndërsa në 19:45, Partizani pret Kastriotin në “Selman Stërmasi”, po me dyer të mbyllura.

Të dielën e 2 shtatorit, mbyllet edhe java e tretë, me Teutën që ndeshet me Kamzën në shtëpi, në orën 16:45, ndërsa Kukësi dhe Tirana mbyllin siparin, në sfidën e orës 19:45. Më poshtë, kalendari i javës së tretë.

E premte, 31 gusht

Skënderbeu-Laçi | 19:45

E shtunë, 1 shtator

Luftëtari-Flamurtari | 16:45

Partizani-Kastrioti | 19:45

E dielë, 2 shtator

Teuta-Kamza | 16:45

Kukësi-Tirana | 19:45