Tashme te gjithe e dine se futbolli ne Shqiperi ka nisur te luhet per here te pare ne vitin e larget 1905. Ky qytet ashtu si ne shume gjera te tjera, eshte i pari edhe ne futboll, ndonese kete here ka qene nje i huaj qe ua ka mesuar per here te pare kete loje shkodraneve.
Behet fjale per nje prift me origjine nga Skocia dhe qe vinte nga Malta ne Shqiperi, pikerisht At Gutt Ruter, ai qe erdhi me mision per te sherbyer ne Shkoder dhe per disa vite ushtroi kete detyre ne Kolegjin Saverian.
Gjate kohes se qendrimit ne Kryeqendren e Veriut te Shqiperise, ai solli me vete edhe nje top te vertete futbolli. Deri ne ate kohe, sipas te dhenave te shtypit, femijet dhe te rinjte e ketij qyteti luanin me njeri- tjetren me fshikezat e bagetive te cilat i sajonin ne forme topi.
Ne ambjentet e Kolegjit Saverian ne Shkoder ne ate vit te larget 1905 kishte shume femije qe luanin lojera te ndryshme dhe At Gutt Ruter u mesoi dhe futbollin e vertete.
Njeri nga protagonistet kryesore te asaj periudhe eshte pikerisht personazhi i ketij shkrimi, Kol Laca. Fotoja e tij publikohet per here te pare dhe per “Shkodra Sport” na e ka mundesuar veterani i sportit dhe nje nga drejtuesit e tij ne vite te ndryshme, Angjelin Deda.
Ai e ka njohur personalisht Kol Lacen dhe ka qendruar shpesh me te dhe prandaj te gjitha keto i ka mesuar prej tij dhe menyren si eshte luajtur futboll ne ato vite.
“At Gutt Ruter na mblodhi dhe na dha topin e pare te futbollit ne femijeve qe luanim ne oborrin e Kolegjit ne ato vite. Kuptohet qe luanim pa rregulla. Ne fillim na mblodhi te gjitheve dhe na tha ta gjuanim topin fort. Une, ndoshta edhe nga trupi i madh qe kisha, e godita me fort nga te gjithe dhe kjo i bere pershtypje priftit i cili me mori, me futi portier. Krijuam nje ekip qe i vume emrin “Leka” dhe me beri edhe kapiten tetij”- na i citon per “Shkodra Sport” veterani Angjelin Deda fjalet e kapitenit te ekipit te pare te krijuar ne Shqiperi, Kol Laca.
Keto jane deshmi qe vlejne jashtezakonisht shume dhe nga ana tjeter konfirmojne edhe njehere tjeter vitin 1905 si daten e pare te nisjes se luajtjes te futbollit ne Shqiperi. Kol Laca eshte shembulli me i mire per ta vertetuar kete gje dhe sot kemi mundesine te publikojme per here te pare edhe foton e tij.
Gjergj KOLA