Sot është jo vetëm lojtari më i shtrenjtë i kombëtares shqiptare por luan edhe në një klub të madh si Napoli. Elseid Hysaj mund të kalojë ndoshta në janar edhe tek Çelsi duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

E nisi nga Empoli aty ku shkroi emrin e tij për herë të parë në futbollin profesionist dhe në këtë mënyrë gjithçka ka rrjedhur natyrshëm. Të gjithë ndërkohë e dinë se para se të shkonte në Itali, Elsi ka qenë pjesë e KF Shkodra.

Janë publikuar sot të tij me këtë ekip në ato vite ndërkohë që fotoja e këtij shkrimi, publikohet për herë të parë. I përket shkurtit të vitit 2008, kur ai sapo kishte mbushur 14 vjeç dhe është vetëm pak kohë para se të niste shtegtimin e tij drejt vendit fqinj.

Kjo foto e para 10 viteve na e sjell Hysajn shumë më të ri në moshë por kuptohet që tiparet e fytyrës nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë. Ka ndryshuar vetëm karriera dhe tashmë ai është shndërruar në një mbrojtës të djathtë që po kërkohet nga shumë skuadra të Europës. Kjo po që është karrierë.
© shkodrasport.com