Humbja e sotme ndaj Korabit, i ka kushtuar vendin ne pankinen e Terbunit trajnerit te tij Oltion Kernaja. Drejtuesit e klubit te pakenaqur nga ecuria e ekipit gjate ketij kampionati, kane vendosur qe ta shkarkojne ate.
Tërbuni ka bërë me dije se pas humbjes në transfertën e Peshkopisë, Oltion Kërnaja nuk do jetë më në krye të pankinës. Rezultatet e dobëta dhe vendi i parafundit, kanë bërë që drejtuesit e Bashkisë Pukë të marrin këtë vendim drastik.
Nderkohe ende nuk dihet se kush do te jete zevendesuesi i tij por kjo gje pritet te mesohet brenda pak ditesh. Me siguri qe do shikohen te gjitha kandidaturat e mundshme per te zgjedhur njeriun e duhur.
Njoftimi i klubit:
Pas një viti e gjysëm nën drejtimin e ekipit tonë shkarkohet ish trajneri Oltion Kërnaja për rezultate të dobëta ku nën drejtimin e tij ekipi grumbulloj 10 pikë, 2 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje në 11 ndeshje në kategorinë e parë duke u pozicionuar në vendin e 8-të!
Gjatë periudhës së tij me ekipin tonë fitoj kampionatin e kategorisë së dytë grupi Veri dhe kupen e kategorisë dytë! Të gjithë tifozët e falenderojnë për gjithçka çfarë ka dhënë për ekipin tonë duke i uruar suksese të mëtejshme në karrieren e tij! Tani do të vazhdoj një epokë e re me një trajner të ri që do t’iu komunikojmë në ditën në vazhdim kur të zyrtarizohet!