Elseid Hysaj nuk po ndihet i rëndësishëm te Napoli, andaj është duke e preferuar bashkimin me Maurizo Sarrin.
Chelsea është e gatshme që të bëjë ofertën e parë zyrtare, pasi agjenti i mbrojtësi shqiptar ka thënë se ata janë duke e shqyrtuar atë mundësi, përcjell “lajmi.net”.
Skuadra londineze nuk do të ofroj më shumë se 25 milionë euro për transferimin e Hysajt, por që Napoli kërkon 30 milionë.
Hysaj ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Sarrit, andaj ky i fundit e do bashkimin me të në ‘Stamford Bridge’.