Sulmuesit 19 vjeçar Belajdi Pusi i ka ardhur ftesa për grumbullimin e rradhës në kombëtaren U-21 të Shqipërisë për ndeshjen e saj të rradhës. Një ftesë e tillë vjen pikërisht në një moment jo shumë pozitiv për këtë futbollist i cili nuk është grumbulluar me ekipin e Vllaznisë në përgatitoren e Ulqinit. Natyrisht që kjo nuk ka të bëjë me dyshimin tek aftësitë e këtij lojtari por ngaqë trajneri Gjoka ka marrë me vete vetëm 19 lojtarë.

Pusi megjithatë nuk e ka ndalur punën e tij. Ai ka vazhduar stërvitjen me ekipin B dhe sot madje ka qenë në fushë ndaj Vllaznisë në miqësoren e luajtur në Ulqin.
© shkodrasport.com