Tek Vllaznia sigurisht qe jane ne hall per te gjetur lojtare cilesore per te plotesuar skuadren, por baza e saj eshte.
Vertet stafi teknik po kerkon elemente me vlere per qendren e mbrojtjes dhe sulmin, por kurrsesi nuk heq dore nga dy futbolliste qe jane aktualisht pjese e saj.
Behet fjale per sulmuesin 20 vjeçar Belajdi Pusi dhe mbrojtesin 18 vjeçar Enes Isufi.
Vertete ata mund te mos kene moshen dhe eksperiencen e duhur per te mbajtur barren e Vllaznise por u duhet besuar atyre.
Kjo ngaqe te dy ata kane qene pjese e rendesishme e Vllaznise B sezonin e kaluar ne kategorine e pare dhe madje kane qene dy nga pikat me te forta te ketij ekipi.
Sivjet jane nje vit me te medhenj ne moshe dhe padiskutim qe do te bejne me mire, prandaj dhe Vllaznia duhet t’u besoje me shume atyre.
www.shkodrasport.com