Gazetarja the se incidenti ishte i turpshëm, por në një postim në rrjetet sociale shtoi se ata janë miq bashkë dhe puthja u bë për shaka.
Boksieri Kubrat Pulev është pezulluar pasi puthi forcërisht në buzë një reportere. Puvel teksa po intervistohej nga gazetarja e Vegas Sports Daily, Jennifer Ravalo, e kapi dhe e puthi atë.
Në deklaratën e pezullimit të tij thuhet: “Përpara se të licencohet për t’u ndeshur edhe një herë boksieri Kubrat Pulev duhet me patjetër të dalë para komisionit dhe të demonstrojë principet e respektit.”
https://www.youtube.com/watch?v=jirPF0YLW_k
Ndërkohë gazetarja the se incidenti ishte i turpshëm, por në një postim në rrjetet sociale shtoi se ata janë miq bashkë dhe puthja u bë për shaka.
Incidenti ndodhi pasi gazetarja e pyeti nëse mund të përballej me ish-kampionin e botës Tyson Fury në të ardhmen. Pulev u përgjigj me “Po”, para se të puthte me forcë gazetaren. Nga ana tjetër dhe tifozët ishin kundër këtij verpimi dhe e kritikuan rëndë 37-vjeçarin për veprimin e tij.