Është zhvilluar paraditen e sotme Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur, aktiviteti i fundit i këtij viti, që mblodhi në “Asllan Rusi” mundësit më të mirë nga e gjithë Shqipëria. Pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes ishin sportistë nga Tirana, Tomori, Flamurtari, Olimpik G, Kukësi, Besëlidhja, Burreli, Golloborda, Teuta, Vllaznia, Besa, Tërbuni dhe Korabi. Në përfundim të turneut, ekipi kampion në të dyja stilet doli Tirana, që triumfoi si në stilin klasik ashtu dhe atë të mundjes së lire, ndërkohë që nuk munguan duelet e bukura dhe me rivalitet.
Për t’u veçuar është fakti se mundësi shkodran Qamil Bajrami rikthehet sërish tek titulli kampion në peshën e tij. Ai ka arritur të triumfojë ndaj kundërshtarëve të tij duke zënë vendin e parë në peshën 74 kg dhe është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2016. Ky është titulli i dytë kampion për këtë sportist sepse një gjë të tillë ka bërë edhe në vitin 2014, ndërkohë që vitin e kaluar “ia kanë vjedhur” titullin kampion. Gjithsesi mosha e re e Bajramit premton për të tjerë tituj kampion në vitet e ardhshme.
Kampionët për vitin 2016 – Mundje e lirë
57kg, Haxhi Sina (Teuta) 6
1kg, Orges Lila (Tirana)
65kg, Eriglend Prizreni (Tirana)
70kg, Altin Kurti (Besa)
74kg, Qamil Bajrami (Vllaznia)
86kg, Ormar Lila (Tirana) 9
7kg, Egzon Shala (Tirana)
125kg, Fatjon Baro (Tirana)
Ekipi fitues: Tirana 31 pikë
Sportisti më i mirë: Egzon Shala (Tirana)
www.shkodrasport.com