Eridon Qardaku është talenti shkodran që prej dy sezonesh luan te Bylisi e madje në Ballsh, është një prej talenteve që klubi mallakastriot i sheh si të perspektivës, duke i shërbyer jo vetëm skuadrës aktuale, por pse jo edhe të shiten nga klubi në një të ardhme të afërt. Një ndër ta është edhe shkodrani Eridon Qardaku, sulmuesi që vjet shkoi në Ballsh, ndërsa u bë edhe pjesë e Shpresave U-21.
Në prag të transfertës me Vllazninë, Qardaku ka folur para ndeshjes, duke pohuar fillimisht se: “E di gjithë Shqipëri që në Shkodër nuk jetojnë dot pa Vllazninë.
Por, jam profesionist, prej dy vitesh unë përfaqësoj Bylisin dhe qytetin e Ballshit, ku jam mjaft i vlerësuar dhe respektuar në çdo aspekt. Kshtu që unë do të jap më të mirën për skuadrën time.”
“Shpresoj që Bylisi ashtu si dhe vjet të marrë maksimumin në këtë ndeshje. Në Shkodër është një ambient shumë i mirë, luhet futboll dhe duartrokitet ai ekip që luan bukur. Normalisht që kur luhet pa tifozë është e vështirë, sepse është një nga stadiumet më të mira në vend.
E megjithatë, ne do të bëjmë lojën tonë duke shpresuar që të marrim maksimumin në këtë ndeshje. Nëse i shënoj Vllaznisë nuk festoj”, – tha 20-vjeçari Eridon Qardaku./Vipsport/