Pasditen e djeshme ka zyrtarizuar kalimin tek Bylis dhe per Eridon Qardakun eshte nje hap i rendesishem ne karrieren e tij. Ne “lamtumiren” e tij kuptohet qe 19 vjeçari ka diçka per te thene edhe per ata qe nuk besuan ne aftesite e tij.

Megjithate me shume ka falenderime. Njekohesisht shprehet qarte se mbetet i dashuruar me Vllaznine dhe ngjyrat kuqeblu. Mbase nje dite do te rikthehet serish aty por per momentin deshiron te beje nje pune te mire me ballshiotet.

Qardaku i ka thene te gjitha permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale kur ka thene:

“Sa shume vite te bukura dhe te paharrueshme. Po te filloj me falenderime, do jete shume e veshtire, sepse duhen falenderuar shume persona. Do falenderoj nga zemra çdo trajner qe m’ka stervitur, çdo drejtues te akademise dhe çdo njeri tjeter qe me ka ndihmu ne keto vite.

Ndoshta eshte e veshtire te shprehem, por keto jane fjale zemre, jane fjale qe dalin nga nje person i dashuruar pas Vllaznise. Duke mos dashur ta zgjas shume, do them vetem qe mbase nje dite do me humbasi mirenjohja me njerezit, ose diçka e tille, por jam i sigurte qe mirenjohja per ato ngjyra, e per ate emer te madh, nuk do t’me humbasi kurre.

Emrin e Vllaznise nuk e hedhin dot poshte as 10, as 100, as 1000 e as 1 milion persona, sepse emri i Vllaznise eshte i shenjte. Respekt mirenjohje per cdo tifoz qe m’ka mbeshtet ndoshta edhe me nje fjale goje.

Tani eshte koha per nje hap me teper ne karrieren time, nje hap qe do ta filloj me ekipin e mrekullueshem te Bylis. Shpresoj te jap maksimumin tim dhe t’gjithe sebashku te bejme nje pune te mire. Gjithmone i juaji, gjithmone zemren me ju”- shkuan Qardaku ne statusin e tij.