Numri i skuadrave pjesmarrese ne futbollin shqiptar nga Qarku i Shkodres keto ditet e fundit eshte rritur ndjeshem. Krijimi i disa ekipeve te reja, ka shtuar rivalitetin ne kategorine e dyte dhe te trete, megjithate per fat te keq mungojne skuadrat pjesmarrese ne kategorine e pare.

Por nderkohe ne kategorine Superiore historikisht Shkodra është përfaqësuar me Vllazninë. Klubi më i vjetër i futbollit shqiptar që pak ditë më parë festoi edhe 106 vjetorin e krijimit vazhdon te jete i vetem, ndonese deshira e tifozeve prej vitesh eshte per te patur nje “derbi”.

Megjithate duket se edhe per disa vite kjo gje nuk mund te ndodhe. Shpresat te pakten jane per te patur shpejt nje skuader ne kategorine e pare. Kjo edhe mund te ndodhe, mbase qe sezonin e ardhshem sepse Terbuni e Veleçiku e kane edhe nje shprese permes fazes play-off.

Perpos ketyre dy skuadrave, ne kategorine e dyte marrin pjese edhe dy skuadra te tjera te krijuara vitet e fundit, pikerisht Basania dhe Murlani. Nderkohe ne kategorine e trete, per here te pare ne kete sezon po marrin pjese edhe dy ekipe te reja.

Behet fjale per KF Shiroka dhe “Olimpic Shkodra” dhe e para ka shanse per te qene ne sezonin e ri nje kategori me lart. Krijimi i shtate ekipeve tashme ne Qarkun e Shkodres e ben domosdoshmeri ndertimin e terreneve te reja sportive, por duket se as pushteti lokal dhe as Federata Shqiptare e Futbollit per momentin nuk kane ndonje projekt konkret.

Shume prej fushave ne te cilat luajne keto ekipe nuk kane kushtet e duhura dhe per me teper nuk premtojne per te luajtur ne kategori me te larta dhe si rrjedhoje duhet nderhyrje ne to, por nuk eshte e qarte nese kjo do te ndodhe apo jo. (www.shkodrasport.com)