FIFA ka akorduar fondin prej 215 milionë eurosh për klubet që do t’i lënë lojtarët e tyre t’i bashkohen Kombëtareve për Kupën e Botës “Qatar 2022”.
Institucioni i futbollit ndërkombëtar ka ndjekur të njëjtën politikë njësoj sikurse në vitin 2018-të për botërorin Rusi 2018-të.Çdo ekip do të përfitojë mesatarisht 10280 euro në ditë për çdo lojtar të thirrur.
Siç bën me dije “L’Equipe”, Federatat janë njohur me këtë vendim ku theksohet se tarifat e mësipërme do të sigurohen që prej fazës përgatitore të Botërorit dhe do të paguhen për gjitha klubet që lojtari ka luajtur dy vite para këtij eventi madhor.
Natyrisht qe ky eshte nje bonus shume i mire per klubet te cilet kane ne rradhet e tyre lojtare te ekipeve kombetare pjesmarrese ne “Qatar 2022”.