Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Egnatias.

Osmani deklaroi se skuadrës i duhen përforcime në janar, ndërsa shtoi se situata duhet të ndryshojë me çdo kusht.

Na duhen disa lojtarë në janar. Kemi nevojë për përforcime. Vllaznia nga koha kur kam ardhur unë, ka pasur ngritje dhe ka stabilitet. Na duhen përforcime, por duhet të jemi të fokusuar te këto tre javë para merkatos. Te pësimi i golave, bëhet fjalë për një jo disiplinë taktike.

Është e qartë si gabuam, nuk ka justifikime. E thashë në fillim, se ne nuk dallonim momentet kur të sulmonim dhe kur të prisnim prapa. Ne edhe kur sulmonim, e linim kundërshtarin shumë larg. Veprimet i bënim me vonesë. Kështu nuk shkon, duhet të ketë ndryshim me çdo kusht.