Qatip Osmani e ka sezonin e parë në kampionatin shqiptar dhe po kalon çdo pritshmëri. Trajneri i afruar në momentet kritike të Vllaznisë këtë sezon, ia ka dalë të bëjë kthesë 360 gradë të situatës.

Nëse kuqeblutë ishin në ujërat e mbijetesës me Migen Memellin, me Osmanin luftojnë për titullin kampion. Vllaznia renditet aktualisht e dyta, ndërsa 6 pikë para ka Egnatian. Qatip Osmani ka 15 ndeshje të Superiores në krye të Vllaznisë.

9 nga këto sfida i ka fituar, 4 i ka barazuar dhe vetëm 2 janë humbje. Në 21 gola të shënuar dhe 13 të pësuar, ka një mesatare 2.07 pikë për ndeshje.

Kjo mesatare e bën 54-vjeçarin trajnerin më të suksesshëm këtë sezon në Superiore. Vendin e dytë e mban trajneri i Egnatias kryesuese, pikërisht Edlir Tetova. Ky i fundit ka gjithë kampionatin në krye të rrogozhinasve dhe regjistron mesatare 1.96 pikë për ndeshje./newsport/