Vllaznia do te ndeshet neser ne ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Laçit ne kuadrin e javes se 31-te te “Abissnet Superiore”. Te dy ekipet sigurisht qe do te kerkojne fitoren per te ecur me te sigurte drejt arritjes se objektivit te tyre.

Por nga ana tjeter, me shume mundesi kjo do te jete edhe nje perballje ne mes dy trajnereve, Qatip Osmanit dhe Armando Cungut. Ndoshta ky i fundit e njeh me mire Vllaznine, por tashme edhe i pari e njeh Laçin.

I pyetur ne lidhje me trajnerin rival te dites se neserme, tetovari i pankines kuqeblu ne fakt eshte treguar shume altruist duke e lavderuar ne maksimum teknikun e pankines laçiane per te cilen eshte shprehur:

“Armando Cungu eshte nje nder trajneret me te mire ne Shqiperi. Ai kuptohet qe mund ta njohe lojen tone. Nga ana tjeter, te gjithe e kane verejtur qe ne ndeshjet e fundit te ekipit te Laçit, ai ka futur nje fryme tjeter, nje filozofi te re e cila po i jep rezultat.

Kuptohet qe duke njohur mentalitetin e kampionatit shqiptar, por edhe te Shkodres, ky eshte nje plus i madh per Cungun, megjithate ne do te bejme punen tone, ate qe dduhet te bejme per ta fituar kete ndeshje”./www.shkodrasport.com/