I pari që solli basketbollin, atleti, futbollisti dhe i pari gjyqtar ndërkombëtar i futbollit në vend- Në çdo fushë të jetës historia njeh dhe përjetëson ata që i përhapën dhe që i zhvilluan për herë të parë fushat e ndryshme të shkencës, artit kulturës dhe sportit. I tillë ishte edhe Qazim Dervishi.

Ky njeri ishte një talent i rrallë dhe i gjithanshëm, një mësues, edukator dhe një ushtrues i pashoq në shumë lloje sporti. Analistët dhe historianët e fushës së sportit ia njohin Qazim Dervishit meritën e sjelljes për herë të parë në Shkodër më 1929 dhe në Gjirokastër më 1946 të lojës së bukur të basketbollit.

Sot pallati i sportit në Shkodër mban emrin e tij, megjithëse në të nuk gjendet e ekspozuar as një foto e madhe e tij ose një bust për të. Qazim Dervishi krahas ushtrimit me sukses të atletikës, basketbollit, futbollit, hendbollit dhe bejsbollit ushtroi gjithashtu edhe detyrë e gjyqtarit të basketbollit, të futbollit dhe të drejtuesit të sportit në përgjithësi.

Ishte i pari që ngriti terrenet sportive në konviktin “Malet tona”. Në shkollën e Perashit, ku ai punoi, ishte projektues dhe zbatues i disa projekteve, duke u bërë njëkohësisht edhe trajnues për shumë lloje sportesh, jo vetëm për nxënësit e shkollave ku ai punoi, por edhe për të rinjtë e qytetit, që frekuentonin sportin pasdreke, në ato kënde sportive sa funksionale aq edhe moderne për kohën.

Për këto merita të tij ai u dekorua nga Presidenti i Republikës në vitin 1993 me titullin “Mësues i Popullit”, por fatkeqësisht dhe padrejtësisht atij nuk iu akordua asnjëherë një titull në fushën e sportit, për të cilin ai nuk kurseu asgjë.

Madje, një figure të tillë me emër në shkallë vendi në fushën e sportit jo vetëm që iu mohua kjo meritë, por u arrit gjer aty sa dhe u retushuan fotot e tij kur prezantoheshin në ekspozita të ndryshueshme. Paradoksale kur shikon ekipin e futbollit “Vllaznia” me 10 futbollistë, pasi i 11-ti, Qazim Dervishi, me urdhër nga lart u retushua.

Jeta e Qazim Dervishit
Ai lindi në Shkodër më 1908. Në vitin 1924 filloi studimet në shkollën teknike “Harri Fulltz” në Tiranë. Në vitin 1930 emërohet të punojë në Shkodër, kujdestar i konviktit “Malet tona”. Në vitin 1939 transferohet si mësues në Pogradec dhe rikthehet në Shkodër në vitin 1942. Pas tre vjetësh ai emërohet kryetar i shoqërisë sportive “Vllaznia”. Në vitet emërohet në Gjirokastër, ku përhapi për herë të parë sportin e basketbollit në këtë qytet.

Gjatë vitit 1947 ishte instruktor i edukimit fizik në hekurudhën Peqin–Kavajë, ku dhe arrestohet, pasi sistemi komunist nuk kishte harruar faktin se ai kishte mbaruar shkollën “Harri Fulc” dhe që ishte një simpatizant i Ahmet Zogut. Pas 22 muajsh hetuesi, Qazimi dënohet me 18 vjet burg, por lirohet në vitin 1954 në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte i paralizuar.

Në vitin 1967, me shumë mund dhe sakrifica arrin të sigurojë një gjysmë pensioni falë miqve të tij gjirokastrite, që dëshmuan se ai kishte punuar si mësues në këtë qytet. Në vitin 1993 nderohet me titullin “Mësues i Popullit”. Vdiq në janar të vitit 1994 në moshën 76-vjeçare.

Për të madhin Qazim Dervishi regjimi komunist kishte rezervuar vetëm punë të rënda krahu, të cilat ai nuk mund t’i përballonte, pasi kishte dalë gjysmë i vdekur nga burgu më 1954. Deri më 1990 gjithçka do ta mbulonte pluhuri i
harresës. Me dashje dhe me qëllim, mbi të do të ushtrohej lufta e klasave dhe e diktaturës së proletariatit.

Aktivitetet sportive
Dervishi adhuronte sportin, preku gjithë fushat e tij. Sapo shkoi për studime në Tiranë, ai u bë pjesë e aktiviteteve sportive që ushtroheshin në këtë shkollë, madje duke qenë ndër më të dalluarit. Ai ushtroi dhe dha kontributin e tij në sportin e atletikës, të basketbollit, futbollit etj. Madje, në një intervistë të Mjeshtrit Irfan Tërshana dhënë familjarëve të Qazimit, mësohet se ai ka qenë një nga sportistët më të mirë të shkollës teknike në bejsboll.

Atletika
Karriera e tij në atletikë e ka zanafillën sapo ai fillon studimet në shkollën teknike “Harri Fullc”. Nga Viti ai ka marrë disa çmime të para dhe të dyta në lojërat e përvitshme olimpike që janë zhvilluar në ato vite në Tiranë.

Spikati në disiplinën e kërcimit së larti, së gjati dhe trehapësh, duke dalë kampion kombëtar.Në vitin 1929 i bëhet kërkesë që të garojë për ngjyrat e ekipit të qytetit të lindjes “Bashkimi shkodran” në kampionatin e parë zyrtar të atletikës në vendin tonë. Shkodranët u shpallën kampionë kombëtarë, duke pasur edhe ndihmën e madhe të Dervishit.

Futbolli
Megjithëse ishte një kampion i shumëfishtë në atletikë, ai spikati edhe si futbollist. Madje, nëndrejtori i shkollës teknike ëilliams B. Juillirat, e zgjodhi atë këshilltar të përhershëm të shkollës për futbollin, krahas Spiro Kristos për bejsbollin dhe Vangjel Qirios për basketbollin. Dervishi spikati për talentin e tij si sulmues i djathtë.Në vitin 1929 thirret nga klubi i futbollit “Durrësi” për të luajtur një ndeshje ndërkombëtare kundër “Unione Spotivo di Bari ” të Italisë, skuadër kjo e serisë A.

Për 10 vjet rresht, deri në vitin 1939, ai luan si lojtar formacioni rregullisht me “Vllazninë” e Shkodrës. Madje, në kampionatin e parë zyrtar të futbollit më 1930 ai është autor i golit të parë në këtë kampionat kundër klubit të Tiranës. Me emërimin e tij në Shkodër një rëndësi të madhe i kushtoi përhapjes së futbollit në moshat e reja.
Në këtë kuadër, më 1938 organizoi për herë të parë në Shkodër kampionatin lokal për shkollat fillore, ku spikatën talentet e futbollistëve të ardhshëm, si Muhamet Dibra, Pal Mirashi, Bahri Kavaja, Hamdi Bakalli, Xhevdet Shaqiri etj.

Basketbolli
Më 2 mars 1928 daton ndeshja e parë zyrtare e basketbollit në Shqipëri midis shkollës teknike dhe konviktit “Malet tona”. Për skuadrën e shkollës teknike kapiten i skuadrës ishte Qazim Dervishi. Ndeshja u fitua nga nxënësit e shkollës teknike me rezultatin 32-14.Në vitin 1929 emërohet kujdestar i konviktit “Malet tona” në Shkodër. Edhe aty krahas detyrës së tij si kujdestar Dervishi i kushtoi një rëndësi të dorës së parë ushtrimit të sporteve.

Pas një viti stërvitjeje u zhvillua më 27 qershor 1930 e para ndeshje zyrtare e basketbollit në Shkodër, midis konvikteve “Malet tona” të Shkodrës dhe “Naim Frashëri” të Tiranës, me përmasat reale të një fushe basketbolli dhe për herë të parë u ngulën shtyllat e koshave në këtë qytet. Qazim Dervishi ishte arbitri i kësaj ndeshjeje, e cila përfundoi në barazim. Në vitet 1933–1934 në shkollën fillore të Perashit, ku punonte, Qazim Dervishi (e vetmja shkollë mikse për kohen) fillon dhe luhet basketbolli për femra, por që nuk vazhdoi gjatë.

Karriera si gjyqtar
Pas vitit 1939 Qazimi merr një drejtim tjetër; atë të gjyqtarit dhe të drejtuesit të edukimit fizik. Në këtë vit ai mbaron një trajnim tremujor të kategorizimit për gjyqtar. Më 22 shkurt 1946 arbitron të parën ndeshje ndërkombëtare, atë midis përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, një fakt ky që iu mohua për rreth 50 vjet. Gjithashtu në ballkaniadën e vitit 1946, ku Shqipëria u shpall kampion Ballkani, Dervishi ishte i vetmi nga gjyqtarët shqiptarë i pranishëm në këtë aktivitet, duke gjykuar një ndeshje si kryesor, atë Jugosllavi-Bullgari (2-1) dhe si anësor takimin vendimtar për Shqipërinë në ndeshjen Shqipëri-Rumani (1-0).

Po në këtë vit ai bën një kurs plotësues për drejtues fizkulture.Shkodrani ka drejtuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në vitin 1946 Qazim Dervishit, i pari gjyqtar ndërkombëtar i futbollit në Shqipëri, atlet dhe futbollist i talentuar, nuk i është akorduar asnjë titull në sport. Shteti shqiptar si në regjimin komunist si në demokraci është treguar indiferent ndaj kësaj figure, duke e lënë në hije kur ishte gjallë dhe i harruar kur ndërroi jetë.

Ishte viti 1924 kur Qazim Dervishi filloi studimet në shkollën H.Fulltzit. Motoja e kësaj shkolle në atë kohë, ishte “Kush rri ndryshket”. Më mirë se askush kësaj motoje frymëzimi i qëndroi besnik Qazim Dervishi, i cili me egon dhe vullnetin e tij arriti suksese në shumë fusha të sportit si basketboll, atletikë, futboll dhe ajo që arriti të bëjë ndryshe ishte se u bë i pari arbitër shqiptar që drejtoi një ndeshje ndërkombëtare.

Duke kërkuar gjithmonë nga vetja, emri i Qazim Dervishit u bë mjaft i njohur për një kohë të shkurtër. Historianët e fushës së sportit, ia njohin Qazim Dervishit meritën e sjelljes për herë të parë në Shkodër në 1929-ën dhe në Gjirokastër në 1946-ën, sportin e basketbollit. Në vitin 1939, Qazimi mbaron një trajnim tremujor të kategorizimit për gjyqtarë.

Më 22 shkurt 1946 arbitron të parën ndeshje ndërkombëtare, atë midis përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, një fakt ky që iu mohua përreth 50 vjet nga regjimi komunist, pasi Dervishi konsiderohej si person kundërshtar i regjimit. Në ballkaniadën e vitit 1946, ku Shqipëria u shpall kampione, Dervishi ishte i vetmi nga gjyqtarët shqiptarë që ishte i pranishëm në këtë aktivitet, duke gjykuar një ndeshje si kryesor Jugosllavi-Bullgari 2-1 dhe si anësor takimin vendimtar për vendin tonë, Shqipëri – Rumani 1-0.

 

Pallati i Sportit në Shkodër mban emrin e tij, por mungesa e seriozitetit të vlerësimit të kësaj figure shihet se Pallati i Sportit në Shkodër nuk ka të ekspozuar asnjë foto të tijën ose një bust për të, siç i kanë të gjitha pallatet e sportit në botë që mbajnë emrin e figurave të tilla.Qazim Dervishi, krahas ushtrimit me sukses të basketbollit, atletikës, futbollit, hendbollit dhe bejsbollit, ushtroi edhe detyrat e gjyqtarëve të basketbollit, të futbollit.Ishte i pari që ngriti terrenet sportive në konviktin “Malet Tona”.

Në shkollën e Perashit ku ai punoi, ai ishte projektues dhe zbatues i këtyre projekteve, duke u bërë njëkohësisht edhe trajnues për shumë lloje sportesh, jo vetëm për nxënësit e shkollave ku ai punoi, por edhe për të rinjtë. Në vitin 1993 dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mësues i Popullit”, çuditërisht dhe padrejtësisht Qazim Dervishit nuk iu akordua asnjëherë një titull në fushën e sportit për të cilën i madhi Qazimi i kushtoi jetën.

Duke folur për gazetën “Shqip”, i biri i Qazim Dervishit, i cili ka trashëguar profesionin e të atit, arbitrimin, duke qenë dhe ai arbitër ndërkombëtar nga viti , Astrit Dervishi shprehet se “kemi trashëguar arbitrim brez pas brezi pas babait tim e trashëgova unë duke qenë arbitër ndërkombëtar dhe aktualisht është djali dhe nipi që vazhdojnë në këtë rrugë.

Por ajo që na bën përshtypje jo vetëm ne si familje, por të gjithëve që njohin babanë tonë, Qazim Dervishin, që asnjëherë as nga Ministria e Kulturës, as bashkia, as federata dhe asnjë institucion i asnjë qeverie nuk i është akorduar asnjë titull sportiv dhe kjo nuk është e drejtë dhe aspak e justifikueshme. Qazim Dervishi, me punën që bëri, e meritonte të kishte të paktën një stimul moral dhe ky respekt që duhej bërë i mungoi kur ishte gjallë dhe po i mungon dhe tani, 13 vjet pasi ka ndërruar jetë.

E vetmja arsye për t‘u përmendur Qazim Dervishi është kur ka aktivitet në Pallatin e Sportit Shkodër. Futboll, basketboll e atletikë, disiplinat ku shkëlqeu DervishiQazim Dervishi spikati edhe si futbollist. Madje, nëndrejtori i shkollës teknike,Williams B.Juillirat, e kishte zgjedhur atë si këshilltar të përhershëm të shkollës për futbollin, krahas Spiro Kristos për bejsbollin dhe Vangjel Qirios për basketbollin.

Dervishi spikat për talentin e tij si sulmues i djathtë. Në vitin 1929 thirret nga “Futboll Klub Durrësi” për të luajtur një ndeshje ndërkombëtare kundër “Unione Sportivo di Bari” të Italisë, skuadër kjo e serisë A. Për 10 vite rresht, deri në vitin 1939, ai luan si lojtar formacioni rregullisht me Vllazninë e Shkodrës.

Madje, në kampionatin e parë zyrtar të futbollit, më 1930-ën ai është autor i golit të parë në këtë kampionat, kundër “Sport Klub Tiranës”. Pasi emërohet në Shkodër, një rëndësi të madhe i kushtoi përhapjes së futbollit në moshat e reja. Në këtë kuadër, në 1938-ën, në Shkodër për herë të parë organizohej kampionatin lokal për shkollat fillore.

Më 2 mars 1928, Qazim Dervishi ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare të basketbollit në Shqipëri midis shkollës teknike dhe konviktit “Malet Tona”. Kapiten i skuadrës ishte Qazim Dervishi. Ndeshja u fitua nga nxënësit e shkollës teknike 32-14. Në vitin 1929 emërohet kujdestar i konviktit “Malet Tona” në Shkodër.

Dervishi i kushtoi një rëndësi të dorës së parë ushtrimit të sporteve. Pas një viti stërvitjeje, u zhvillua më 27 qershor 1930 e para ndeshje zyrtare e basketbollit në Shkodër, midis konvikteve “Malet Tona” të Shkodrës dhe “Naim Frashëri” të Tiranës, me përmasat reale të një fushe basketbolli dhe për herë të parë u vendosen shtyllat e koshave në këtë qytet. Qazim Dervishi ishte arbitri i kësaj ndeshjeje, e cila përfundoi në barazim.

Në vitin 1933-‘34, në shkollën fillore të Perashit ku punonte Qazim Dervishi (E vetmja shkollë mikse për kohën), fillon dhe luhet basketbolli për femra, por që nuk zgjati shumë. Spikati në disiplinat e kërcimit së larti, së gjati dhe trehapësh, duke dalë kampion kombëtar. Për atletikën, në vitin 1929, i bëhet kërkesë që të garojë për ngjyrat e ekipit të qytetit të lindjes “Bashkimi Shkodran” ,në kampionatin e parë zyrtar të Atletikës në vendin tonë. Aty shkodranët u shpallën kampionë kombëtarë me ndihmën e Dervishit.