Qazim Laçi gjen golin e parë sezonal me Spartën e Pragës, që ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 në sfidën ndaj Viktoria Plzen.

Pas 5 asistesh të dhëna këtë sezon, mesfushori kuqezi i Spartës hapi serinë e golave që në minutën e tretë, dhe u dhënë avantazhin vendasve.

Viktoria Plzen barazoi në minutën e 26’, por festa përfundoi shpejt, pasi Sparta gjeti sërish golin e avantazhit një minutë më vonë dhe ruajti rezultatin deri në fund, duke marrë tre pikët.

Sparta e Pragës kryeson kampionatin çek me 26 pikë në 10 ndeshjet e para, ndërsa Qazim Laçi vijon të bëjë paraqitje bindëse, pasi ka shënuar një gol dhe ka dhënë 5 asiste.