Bledi Shkëmbi modifikoi disi formacionin përballë Torpedos, kjo për shkak se mbrojtësi Qëndrim Ismajli nuk u lejua të futej në shtetin gjeorgjian për shkak se këta të fundit nuk e njohin Kosovën si shtet.

Megjithatë, klubi bardheblu është ankuar në UEFA, por më e rëndësishmja është që në ndeshjen e kthimit nuk do të ketë problem për Ismajlin që do të jetë i gatshëm për Tiranën.

Anësori i majtë shihej titullar nga Shkëmbi dhe me shumë mundësi të enjten tjetër do të hidhet nga minuta e parë në krah, teksa Florian Përgjoni pritet të spostohet në qendër të mbrojtjes, bashkë me Micin dhe Kolën, gjithmonë nëse do të luhet me tri qendra mbrapa.