Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes do të përfaqësohet me katër sportistët e saj më të mirë në kampionatin europian për të rritur, i cili zhvillohet nga 3-13 prill në Tel Aviv të Izraelit. Asnjë surprizë në emrat e përzgjedhur: Romela Begaj (pesha 63 kg), Daniel Godelli (pesha 77 kg), Erkand Qerimaj (pesha 77 kg) dhe Ervis Tabaku (pesha 94 kg). Katërshja medaliste kuqezi do të shoqërohet nga trajnerët Zef Kovaçi, Sokol Bishanaku dhe Gazmend Hakcani. Prej javësh Begaj dhe Godelli, dy sportistët e Tiranës, vijojnë fazën përgatitore në kryeqytetin helen, ndërsa Qerimaj e Tabaku po stërviten në Shqipëri në palestrën e ekipeve kombëtare të peshëngritjes në stadiumin “Qemal Stafa”.
Në një prononcim për mediat, shkodrani u shpreh se ka ambicie të mëdha në garën në Izraelit, duke pretenduar edhe një medalje. Europiani është gara e parë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për vitin 2014, që për pak u vu në rrezik prej ngërçit financiar. Me interes pritet padyshim ngjitja në pedanë e shtangistit shkodran Qerimaj i cili në Europianin e para dy viteve u shpall Kampion i kontinentit por më pas ky titull iu hoq për shkak të pezullimit të tij. Rikthehet sërish në nivele të larta dhe pas vendit të pestë në Botëror pak muaj më parë, tashmë synon sërish titullin KAMPION EUROPE.