Debati vazhdon. Erkand Qerimaj nuk ka dëshirë të tërhiqet në “luftën e tij” pavarësisht se përballë ka një president Federate por edhe një njeri partiak. Kampioni i Europës në postimin e tij të rradhës, hedh të tjera akuza ndaj numrit 1 të peshëngritjes i cili ditë më parë e akuzonte për marrjen e një shumë të madhe parash, pa bërë asnjë aktivitet. Por Qerimaj nuk ka mundur të qëndrojë dot pasiv dhe ka reaguar sërish. Ja postimi i tij i plotë pasditen e sotme:
“Do ngrej padi kundra jush per shpifje ndaj meje. Mjafton t’i hedhesh nje sy gazetes ne te cilen je intervistuar ! Do shihemi ne gjykate zoteri , sepse ju ne 10 fjali 11 i thoni genjeshtra. Ju shpifni qe une kam marr 30 milion lekë trajtim ushqimor pa bere gare, e verteta qendron ndryshe duke marre vetem 5 muaj trajtim ushqimor vitin qe kaloi i cili eshte 50 mije leke te reja ne muaj ku nga keto 15% mban shteti! Jeni ne borxh kundrejt meje 7 muaj pa trajtim ushqimor ne vitin 2016 ! Megjithate borxhi yt kundrejt meje nuk mbaron me kaq sepse me detyrohesh edhe 1500 euro per demtimin qe kam pesuar ne shpinde gjate stervitjes per kampionatin boteror! Mjekimin ja mundesova vet vetes me leket e mia sepse ti me thoje genjeshter pas genjeshtre duke me premtuar se do i marr!
Me ktheni borgjet Zoteri Genjeshtar sepse eshte trajtim ushqimor qe me takon e vjen nga fondi i taksapaguesve shqiptar!
Nuk e di me çfarë llogarie matematikore zoteria juaj thoni qe kam marr 30 milion leke trajtim ushqimor! Nje nder genjeshtrat me absurde qe keni shpikur ju!
Ende nuk kam marre pergjigje nga ju , as une as taksa paguesit shqiptar! Si kryetar i lagjes LSI , kryetar minibashkie Tirane , President i Federates se peshengritjes , ish drejtor doganash si arrini te posedoni vilat e bukura dhe jetesen luksoze!
Kryeministri i Vendit tone Edi Rama ka thene se kur permenden doganieret te gjitheve na shkon mendja tek hajduti , si mendoni ju Zoteri Genjeshtra!
Arrini kulmin te me sulmoni padrejtesisht mua qe kam nderuar vendin tim shume e shume here , une ndryshe nga ju kam popullin mbeshtetes dhe perkrahes ndersa ju keni partine!”