Peshëngritësit e kombëtares shqiptare kanë dy ditë që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku ka nisur tashmë një eveniment shumë i rëndësishëm i këtij sporti. Bëhet fjalë për garat e Kampionatit Botëror do të zhvillohen në pallatin e sportit “Anaheim Convention Center” të Kalifornisë. Sportisti shkodran Erkand Qerimaj ka postuar një foto në profilin e tij në facebook ku është bashkë me trajnerin e tij, të mirënjohurin Zef Kovaçi.

Ai ka bërë të ditur se gara e tij do të zhvillohet me datë 2 dhjetor, në orën 21.00 me orën tonë dhe do të trasmetohet drejtëpërdrejt nga kanali televiziv “Eurosport”. Sigurisht që Qerimaj ka pretendime për të hyrë në zonën e medaljeve në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Edhe para nisjes për në Amerikë ai është shprehur se gëzon një formë shumë të mirë sportive, madje edhe më të mirë se në Europianin e para pak muajsh ku siç dihet mori një medalje argjendi dhe një bronzi. Sytë e delegacionit tonë padyshim që janë të fokusuar tek Qerimaj sepse ai është sportisti prej të cilit priten rezultate të larta.

Kujtojmë se pjesë e kombëtares shqiptare në këtë Botëror është edhe trajneri i Vllaznisë Artur Lagja që siç dihet, është një nga trajnerët e kësaj kombëtareje.

© shkodrasport.com