Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj ka fajësuar mungesën e fatit për marrjen e të paktën një medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa në stilin e shkëputjes u rendit në vendin e katërt. Por nga ana tjetër, sportisti i njohur ngriti edhe një tjetër problem shumë të rëndësishëm dhe mjaft shqetësues, atë të mungesës së një fizioterapisti në rradhët e ekipit tonë kombëtar.
Një shqetësim në fakt absurd. Pretendojmë medalje, madje edhe marrim (rasti i Romela Begajt) dhe kombëtarja shqiptare nuk ka në rradhët e saj një fizioterapist. Ky është realiteti i sportit shqiptar në fakt.