Barcelona mund ta bëjë gjumin e qetë, Robert Levandovski, Zhoao Kanselo dhe Injigo Martinez do të jenë të gatshëm për trajnerin Ksavi për klasiken e 21 prillit kundër Realit në “Bernabeu”.
Në Spanjë ishte bërë zhurmë në lidhje me praninë e tyre në “El Clasico”, pasi mediat madrilene pretenduan se të tre lojtarët e Barcelonës u ndëshkuan me dashje me kartonë të verdhë në ndeshjen kundër Las Palmasit për të shlyer pezullimin kundër Kadizit javën e ardhshme dhe për të qenë gati për Realin.
Gjithsesi, komisioni i garave në federatën spanjolle nuk ka marrë ndonjë masë më të ashpër ndaj tyre, duke i dhënë një takim pezullim, që do të thotë se të gjithë do të jenë gati për Ksavin kundër Realit.