Në skuadrën shkodrane gjatë ditës së djeshme ka patur një shqetësim tek stafi teknik.
Një nga titullarët e saj ka patur disa shqetësime të një gjendje gripale dhe për rrjedhojë nuk u stërvit me grupin.
Bëhet fjalë për nigerianin Nurudeen Orelesi. Por sot në fakt gjërat kanë shkuar për mirë.
Mesfushori i kuqebluve i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe ka zhvilluar normalisht stërvitje me të.
Këtë e tregon më së miri edhe fotoja e mëposhtme. Ky është një lajm i mirë në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme me Luftëtarin dhe kësisoj trajneri Gjoka do t’i ketë në dispozicion të gjithë titullarët.
Përfshi këtu edhe Orelesin që në këtë takim do të luajë në mesfushë ngaqë Malota mendohet të kthehet në mbrojtje pas disa javësh mungesë.
© shkodrasport.com