
Punimet për ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi” vazhdojnë megjithatë ky objekt sportiv vazhdon të jetë temë debati në mes Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Shkodër. Dy institucione këto që realisht nuk kanë bashkëpunuar me njëra- tjetrën deri tani, ose më mirë të themi, nuk e kanë dashur atë. Në një miting elektoral në Shkodër mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama duke u ndalur për shumë minuta tek investimi që Qeveria e tij po bën për Shkodrën me këtë objekt sportiv, nuk ka munguar të akuzojë edhe Bashkinë e këtij qyteti se gjoja kohë më parë, nuk u ka hapur as dyert e stadiumit për inagurimin e punimeve. Nga goja e tij kanë dalë edhe fjalë të tjera gjithnjë në vazhdën e akuzave për institucionin e pushtetit lokal që në fakt deri më tash, drejtohet nga opozita. Mirëpo, vetë Bashkia Shkodër nuk ka mundur t’i pranojë këto “shpifje” të kryeministrit dhe për këtë arsye, ditën e sotme ka dalë me një deklaratë për shtyp ku dëshiron të sqarojë shumë të vërteta sipas saj në gjithë këtë çështje. “Bashkia Shkodër, e ndjen për detyrë të sqarojë opinionin shkodranë, në lidhje me disa të pavërteta që kryeministri I vendit Edi Rama, bëri dje në mitingun elektoral të mazhorancës në qytetin e Shkodrës.Kryeminsitri vendit abuzoi dje në fjalen e tij, kur akuzoi se gjoja e paskan vonuar tre javë ecurinë e punimeve të stadiumit për një çelës!! Kjo akuzë është sa qesharake dhe aq anakronike, të mundohesh të mbulosh mangësitë e procedurave të tija për fillimin e punimeve, duke të përmendur, disa herë si argument para qytetarëve shkodranë , gjoja mungesen e një celësi dhe aq më tepër, të dalë nga goja e një kryeminsitri, tregon sa poshtë ka rënë niveli I tij , I argumentave të tij , për të mbuluar paftësinë e strukturave që ai ka ngarkuar për të rikonstruktuar stadiumin “Loro Boriçi”. Në lidhje me këtë, Bashkia Shkodër sqaron të gjithë qytetarët e saj se, pavarësisht se institucioni I saj është anashkaluar në procedurat ligjore për hartimin dhe miratimin e projektit të rikonstrusionit të stadiumit “Loro Boriçi”, ajo ka qenë gjithnjë dashamirëse dhe bashkëpunuese për një projekt të tillë , pasi ka qenë dhe është e bindur se ai objekt, do ti shërbejë të gjithë qytetit, përmirësimit të jetës kulturore dhe sportive të tij.Më poshtë po rendisim kronologjinë e shkresave zyrtare të korespondencës Qeveri-Bashki:Më datë 1 prill, nëpërmjet mediave vihemi në dijeni për miratimin e lejes të rikonstrusionit të Stadiumit” Loro Boriçi”. Për cudi shkresa e ministrisë së Zhvillimit Urban , që pëcjell vendimin e datës 1 prill, është hartuar me daten 30 prill 2015!! dhe mbërrin dorazi në bashkinë Shkodër, diten e shtunë me datë 2 maj, pikërisht një ditë përara se kryeministri të bënte me 3 maj “Shoun e rradhës” , ate të inagurimit të punimeve të rikonstruksionit së stadiumit. Por edhe pse ditë e shtunë, përfaqësuesit e bashkisë Shkodër me përgjegjësi qytetare , kanë dalë dhe e kanë marrë dorazi këtë shkresë, së cilës nga vendimi I datës 1 prill dhe deri në formulimin e saj dhe mbërritjen në qytetin e Shkodrës I janë dashur plot 31 ditë ??!!! Sec’faj ka Bashkia Shkodër në këtë vonesë , vetëm kryeministri mund ta gjejë??!!!Duke shpresuar se fajin mund ta ketë miratimi I lejes me datë 1 prill, si një datë që ka domethënien e vet , jo vetëm për shkodranët, por për mbarë popullin shqiptar , do t’i luteshim kryeministrit të vendit z. Edi Rama , që herë tjetër, kur ti drejtohet qytetarëve shkodranë, të jetë më serioz, të mos shpifë me argumenta të tillë fëminorë, e aq më shumë kur bëhet fjalë për një object të tillë, siç është stadiumi ”Loro Boriçi” , një objekt që ka shkruar emrin e tij me germa të arta në historinë e sportit shqiptar”- thuhet në deklaratën e shpërndarë sot për mediat nga insitucioni i pushtetil lokal në Veri të vendit.
© shkodrasport.com