Wolves është dënuar nga qeveria pasi që u zbulua se janë duke i paguar punëtorët me një pagë minimale. Klubi i Championshipit ka tentuar që t’i kursejë paratë duke u munduar që të rikthehet në fund të sezonit në Premierligë. Kështu që ky akt është dënuar nga qeveria e Britanisë së Madhe me një shumë prej 1.3 milionë funte. Kjo pasi që këto gjëra nuk përkasin me ligjet e qeverisë britanike për t’ua paguar stafit pagën minimale.
Në listën që posedon Departamenti i Bizesit, Energjisë dhe Industrisë, janë të përfshira rreth 260 kompani, të cilat e kanë thyer ligjin.Përfshirë këtu edhe klubin që dikur bënte gara në Premierligë, Wolves.
Megjithatë, dënim të tillë kanë marrë edhe klubet si Bristol Rovers, Motherwell, Falkirk dhe Greenock Morton.Teksa, klubet tjera priten të publikohen në ditët e ardhshme.