Lajme te mira per futbollin ne Shqiperi. Nje biznesmen i njohur ka vendosur te ndertoje nje stadium te ri ne Durres. Ai e ka paraqitur kerkesen ne institucionet perkatese dhe se fundi Qeveria shqiptare mesohet te kete miratuar lejen e ndertimit te tij.

Gazeta meson se do te jete nje investim teresisht privat nga biznesmeni Isuf Ferra i cili aktualisht nuk zoteron ndonje klub futbolli por duket qe ka planfikuar te krijoje nje klub te ri ne qytetin e Durresit.

Sipas projektit te miratuar, ngjitur me stadiumin do te ndertohet nje hotel 7 katesh, restorant, pallat sporti dhe nje tjeter fushe futbolli.
Mbetet te shohim se me çfare qellimi do te ndertohet ky stadium.

Megjithate e rendesishme eshte qe ne vendin tone te ndertohet nje tjeter stadium i ri, me te gjitha kushtet bashkekohore dhe kjo eshte shume pozitive, per me teper qe ne Shqiperi shume shpejt do te organizohen evenimente te rendesishme europiane.