Qeveria fillon luftën për të marrë nën kontroll Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas shpalljes zyrtarisht të dy kandidatëve, Armando Duka që aktualisht mban postin e kreut të FSHF-së, dhe Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste që pritet të shpallë sot kandidaturën, aksioni politik për të marrë kontrollin mbi futbollin po thellohet.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit, pikërisht tani, kur janë shpallur zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, duke e menduar këtë ndoshta si një mjet presioni për presidentët e këtyre klubeve që do të votojnë në 7 shkurt presidentin e ardhshëm.

Në urdhërin e kontrollit, sipas dokumentit të siguruar ekskluzivisht nga newsbomb.al dhe newsport.al, specifikohet se kontrolli do të kryhet nga data 22 janar 2018 deri në datën 7 shkurt 2018, pikërisht ditën e zgjedhjeve në FSHF. Duket qartazi se një kontroll i tillë, mund të ishte bërë shumë kohë më parë, për të mos ndikuar në garën e nisur tashmë për të marrë qeverisjen e futbollit për katër vitet e ardhshme.

Në listë përfshihen klubet:

KF Burreli sh.p.k
Klubi i Futbollit “Teuta”
Futboll Club “Besa”
Klubi i Futbollit Luz i Vogël 2008
Minifutboll FS Teuta
Klubi i Futbollit “Turbina”
Klub Futbolli “Shkumbini”
Shoqata e Futbollit “Pepa”
Klubi i Futbollit “Sopoti” sh.a
KF “Apollonia” sh.a.
Klubi i Futbollit “Albpetrol”
Klub Futbolli “Luftëtari”
Klub Futbolli “Lushnja 1930”
Futboll Klub “Tepelena”
KF Luftëtari
Klubi i futbollit “Skënderbeu”
Klubi i Futbollit “Besëlidhja”
Klubi i futbollit “Adriatiku” Mamurras
Klubi i Futbollit “Laçi”
Shoqata e Futbollit “Besëlidhja”
Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli Lezhë”
Klubi i futbollit “Butrinti”
K.F Delvina
Klubi i Futbollit “Vllaznia”
Partizani sh.a