Nuk ka gjetur rrjetën ndaj Valencias, dhe kjo është gjë e rrallë për të në Ligën e Kampioneve, por Kristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e këtij turneu që e ka shumë për zemër dhe e ka fituar 5 herë në karrierën e tij.

Portugezi ishte ai që krijoi mbrëmë golin e Manxhukiç, për t’i dhënë suksesin 1-0 Juvetnusit e siguruar pjesëmarrjen në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Për Ronaldon, e mbrëmshmja ishte ndeshja e 157 në karrierë në turne, gjatë të cilave ka gjetur 121 herë rrjetën e ka dhënë 38 asist.

Por fitorja e mbrëmshme kishte një shije të veçantë, për arsyen se e bëri atë lojtarin e parë në historinë e turneut që fiton 100 ndeshje.

Askush më parë nuk kishte arritur këtë shifër fitoresh, një statistikë e jashtëzakonshme po të mendosh se nuk janë të shumtë ata lojtarë të cilët kanë luajtur 100 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Këtë shifër e kanë arritur në total vetëm 36 në të gjithë historinë e turneut më të rëndësishëm për klube në Europë dhe sigurisht që ëshët mbresëlënëse të mendosh se Ronaldo ka fituar tashmë po aq ndeshje sa ka luajtur gjatë gjithë karrierës në Champions një lojtar si Andri Shevçenko. /vipsport/