Virxhin Van Dijk ishte ndër m të komentuarit pak kohë më parë dhe çuditi jo pak kur u transferua nga Southemptoni te Liverpuli për plot 84 milionë euro duke thyer në këtë mënyrë çdo rekord transferimesh.
Me paraqitjet e tij me fanellën e “The Reds”, Van Dijk e ka justifikuar shpenzimin e bërë për të duke qenë se është ndër më të dalluarit.
Mbrojtësi holandez ka një statistikë të jashtëzakonshme dhe një rekord që e ka mbajtur të paprekur mbrëmjen e djeshme në takimin përballë Totenhemit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Në një total prej 64 ndeshjesh radhazi, mbrojtësi i Liverpulit nuk është dribluar asnjëherë në të gjitha kompeticionet.
Këtë statistikë e ka publikuar faqja më e madhe e statistikave në “Tëitter”, Opta e cila e lartëson jo pak figurën e Van Dijk.
Qendërmbrojtësi ka qenë i pakalueshëm në mbrojtje duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë Ligën e Kampionëve, ku edhe shënoi ndaj Portos në transfertë. /VipSport/