Antwerp mposhti Dritën në stadiumin Fadil Vokrri dhe kaloi për në raundin e tretë të Conference League teksa në radhët e belgëve është edhe Radja Nainngolan.
Mesfushori i famshëm në intervistën për Super Sport pas ndeshjes theksoi se e merituan kualifikimin edhe për arsye se Antwerp është klub më i madh se Drita ndërsa shtoi se do të luajë deri kur të ndjenjë se argëtohet në fushë.
“Jemi në fillim të sezonit dhe gjendja fizike nuk është më e mira, ndaj për ne e rëndësishme ishte që të kalonim turin. Këtu edhe terreni nuk ishte i mirë, ndaj ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë, por për fat të mirë ia dolëm të kalojmë më tej dhe mendoj se kjo është më e drejtë. Drita kishte një skuadër të mirë, me lojtarë të talentuar dhe i uroj të fitojë titullin kampion.
Unë jam 34 vjeç dhe do të vazhdoj të luaj për sa kohë argëtohem ende me këtë sport. Tani në Belgjikë po jetoj si në fëmijëri dhe do të luaj derisa të jem mirë”, u shpreh Nainggolan.