Vllaznia U19 tashme eshte vetem 90 minuta larg titullit kampion, qe do te ishte i treti rradhazi per te. Ajo e ka kaluar edhe nje tjeter pengese dhe gjerat jane ne rrugen e duhur.
Ne ndeshjen gjysmefinale te luajtur paraditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, ndaj Flamurtarit, ekipi shkodran ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 por qe u ka mjaftuar per te shkuar me tej.
Interesant eshte fakti se goli i fitores eshte shenuar pikerisht ne minuten e 89-te nga sulmuesi Anxhelo Radovani. Nje gol i tille i shenuar ne limitin e ndeshjes, padyshim qe ka çuar ne maksimum adrenalinen e shokeve te ekipit por edhe te stafit teknik.
Kuqeblute kane patur shume raste gjate gjithe ndeshje por qe nuk jane konkretizuar dot, megjithate e rendesishme eshte qe takimi eshte fituar.
Vllaznia U19 ka dale kesisoj ne finale dhe tashme pret te mesoje emrin e kundershtarit qe do te dale nga çifti Shkendia- Besa ne ndeshjen qe po luhet ne keto momente.