Ylli i Barcelonës, Rafinja, ka dhënë një intervistë për kanalin “YouTube”, “LoSimpleNoVale”. Në këtë bisedë, një ndër kapitenët e Barçës ka folur për gjendjen e tij aktuale, dashurinë e tij për Barcelonën, largimin e tij të mundshëm nga klubi apo shokun e tij të madh të skuadrës, Lamin Jamal, me të cilin shkrihet së bëri shaka:

“Ai është djali im, ai më do. Unë kam një dashuri shumë të veçantë. Ai është një nga më të mirët në botë dhe do të jetë një nga më të mirët në botë”. Natyrisht që Rafinja ka folur dhe për thashethemet për shitjen e mundshme të tij verën e kaluar. “Kur dalin fjalë se klubi dëshiron të të shesë, tifozët të thonë gjithçka të keqe. Është e pamundur që të të mos kalojnë nëpër mend edhe ide të tilla për t’u larguar”.

Dyshimet për të ardhmen e tij te Barcelona u shtuan edhe më shumë kur drejtimin e ekipit e mori Hansi Flik. Por Rafinja është i qartë: “Isha i sigurt se me një javë punë me Flik, ai do të binte në dashuri me mua”, deklaroi braziliani. Për më tepër, ylli brazilian ka treguar dashurinë e tij për Barcelonën, një klub që ka qenë gjithmonë zgjedhja e tij e parë.

“Barça ishte një prioritet për mua sepse shihja brazilianë të mëdhenj të suksesshëm në këtë klub. Unë kam një dashuri të veçantë për këtë klub, gjë që nuk e di se nga buron, jo që i vogël, por që kur isha në Brazil e kam pasur gjithmonë prioritet të vesh këtë fanellë”.

Duke iu referuar verës së ardhjes së tij në ekipin katalanas, Rafinja ka thënë: “Kam marrë shumë telefonata dhe kam qenë gjithmonë shumë i sinqertë, kam pasur një ëndërr dhe duhet ta përmbushja. Nëse kam mundur të përmbush ëndrrën time për të nënshkruar për Barçën kjo meritë i takon Ksavit që më ka dashur shumë këtu”.

Me sezonin në zhvillim e sipër, Rafinja është kthyer në një nga liderët në dhomat e zhveshjes, duke arritur deri në vendosjen e shiritit të kapitenit. “Është e rëndësishme që të rinjtë të ndihen të mbështetur nga më veteranët dhe unë e bë me kënaqësi këtë. Mundohem t’i ndihmoj të gjithë, veteranët, të rinjtë, stafin… Shiriti i kapitenit më bën të ndihem i dashur, por kam qenë gjithmonë i tillë”, tha ai.