Ranieri, përveç zëvendëstrajnerit që ka gjetur te Fulham, do të marrë me vete edhe një tjetër. Mbreti Claudio do të mund të mbështetet te Scott Parker, ish-ndihmësi i Jankovic, por duke parë se është gjithmonë mirë të kesh një ndihmesë më shumë, një zë më shumë për t’i dhënë këshilla nuk do të ishte aspak keq.

Kështu, sipas “The Sun”, italiani mund të kërkojë një mendim nga një person me shumë autoritet për të nxjerrë Fulham nga telashet. Në fund të fundit, nëna mbetet nënë.

Mamaja – Zonja Renata, 99-vjeç, e ka bërë edhe më parë rolin e zëvendës-trajnerit për të birin Claudio. Ashtu siç e ka konfirmuar disa herë vetë trajneri gjatë eksperiencës së tij tek Chelsea, mamaja e tij shpesh herë i kërkonte arsyet e lënies jashtë formacionit të një lojtari, që siç duket i pëlqente shumë. “Përse nuk e fut Damien Duff në lojë?”.

Irlandezi e ka lënë futbollin, por mendimi i zonjës Renata vazhdon të ketë peshë. “Mamaja ime është 99 vjeç dhe e dashuron futbollin. Bën tifo për Romë-n , por tani sigurisht edhe për Fulham. Në fakt, më ka telefonuar, por kam qenë i zënë, më duhet ta marrë në telefon…”. Për t’i kërkuar këshilla? Ndoshta.

Scotty – Ndërkohë, zëvendëstrajneri zyrtar, me të cilin do të konsultohet se çfarë duhet bërë për ta shpëtuar Fullham nga telashet, është Scott Parker. Dhe për Raineri-n, ai është një siguri në skuadër.

“Scotty është i rëndësishëm, sepse kur mendoj për diçka mund të them ‘Hej Scott, çfarë më thua?’. Është asistenti im, e njeh klubin por mbi të gjitha për mua është e rëndësishme që i njeh shumë mirë lojtarët. Mund të marrë ide prej tij dhe mund t’i kërkojë mendim. ‘Scott, çfarë mendon për këtë apo këtë tjetrën?’ Kam besim tek ai”.

Si do të zgjidhen problemet e skuadrës? Raineri konfirmon metodën e vjetër. “Do t’i jap skuadrës mesazhe pozitive, sepse duhet të tregojmë shpirtin e garës”. Me pak fjalë, kjo është ajo çfarë do të thoshte një prind për fëmijët e tij. Ku i dihet, ndoshta kjo ka qenë këshilla e mamasë Renata!/telesport/