Pavarësisht pesë humbjeve rradhazi në kampionat, Vllaznia do të kërkojë të marrë pikë në ndeshjen e së shtunës me Tiranën. Fitorja e fundit me Kastriotin për kupë e ka rritur moralin e skuadrës e për këtë arsye, trajneri Baldo Raineri në konferencën e sotme për shtyp është shprehur optimist për këtë sfidë shumë të rëndësishme madje ka thënë se objektivi do të jetë marrja e fitores. Drejtuesit e klubit shkodran para kësaj ndeshje në fakt I kanë ofruar besim trajnerit duke thënë se duhet të vazhdojë I qetë punën. Në lidhje me këtë çështje, edhe vetë Raineri është shprehur I kënaqur për marëdhëniet që ka me këta drejtues e kjo është një garanci për të ardhmen. Ekipi I Vllaznisë është nisur paraditen e së premtes për në Durrës ku do të grumbullohet në këtë pragndeshje. Takimi me Tiranën do të luhet të shtunën pasditen në orën 17.00 në stadimin “Qemal Stafa” pa tifozë, për shkak të dënimit që mbetet ende në fuqi për incidentin e ndodhur në ndeshjen e fazës së parë në mes këtyre dy ekipeve në Shkodër.
© shkodrasport.com