Ka kater vjet e me shume qe eshte larguar nga Vllaznia, por mendjen e ka gjithnje aty. E kemi fjalen per trajnerin Baldo Raineri, italianin qe jeton ne Zvicer, i cili ende eshte ne pritje te nje telefonate per t’u rikthyer serish ne Shkoder por pse jo edhe ne ndonje klub tjeter te Shqiperise.
Ai ka dhene nje interviste per “sport ekspres” ne te cilen ka folur per futbollin shqiptar ne teresi, problemet qe hasin te rinjte per t’u promovuar dhe po ashtu edhe per menyren si punohet ne klubet shqiptare.
“Jam gjithmonë i lumtur që flas për futbollin shqiptar dhe Vllazninë. Por nuk e kuptoj realisht se përse nuk përpiqen të fillojnë zhvillimin e tyre, duke shfrytëzuar potencialin e madh që zotërojnë tek talentet e reja. Në vend të kësaj, gjithmonë të rinjtë ikin ose i largojnë”- ka thene ai.
E për të folur më në veçanti për problemet që ka Vllaznia në syrin e Rainerit, ky i fundit vjen me një rrëfim të gjatë i cili kulmon edhe me dëshirën për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë në një të ardhme.
“Duhet të jemi të sinqertë, ky nuk është vetëm problemi i Vllaznisë, por i futbollit shqiptar në përgjithësi. Ekipet duhet t’u besojnë trajnerëve që janë të përgatitur, atyre që lidhen me realitetin në vendin ku punojnë, që jetojnë me atë qytet dhe që t’i japin mundësinë të rinjve për t’u rritur. Në vend të kësaj, njerëzit shohin vetëm pjesën e marrjes së parave. Kjo histori është e përsëritur që nga 2014.
Të gjithë më thonë: “Ke të drejtë”. Por askush nuk më ka marrë në telefon për të më rikthyer në Shqipëri dhe për një projekt serioz. Sa i përket klubeve që kanë bërë garat në kualifikueset e Europës, nuk mund të shkojnë përpara vetëm dukë marrë trajnerë dhe disa lojtarë të papërgatitur. Duhet staf që të stërvis “burra” dhe presidentët duhet të dëgjojnë që të mos hedhin dëm paratë e tyre.
Vllaznia? Unë nuk e kuptoj se përse nuk thërrasin njerëz të përgatitur, që të sigurojnë rritjen e ekipit të parë së bashku me atë tek të rinjtë, për të zhvilluar një projek të madh. Unë ua kam bërë gjithmonë të mundshëm, por askush nuk më ka kontaktuar privatisht apo publikisht. Më vjen keq që lexoj të njëjtat probleme gjithmonë”- ka thene Raineri.